Një italian në krye të U-17 kuqezi, Andrea Tedesco lë napolin për Shqiperinë, firmos për një vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një italian në krye të U-17 kuqezi, Andrea Tedesco lë napolin për Shqiperinë, firmos për një vit

Një tjeter italian i shtohet zonës teknike të ekipeve kombëtare shqiptare. Federata e futbollit bëri të ditur se Andrea Tedesco do të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare të 17-vjecareve. Tedesco do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në, teksa do të drejtojë kombëtaren u-17 në finalet e Kampionatit Europian të kësaj moshe që do të zhvillohen në vendin tonë vitin e ardhshëm.

39-vjeçari së fundmi ka qenë në krye të Napolit u-19, teksa më parë për dy sezone ka drejtuar edhe kombëtaren u-19 të Maltës. Gjithashtu Andrea Tedesco ka qenë edhe në rolin e zëvendëstrajnerit te skuadra rumune Universitatea Craiova.

Marrëveshja me FSHF parashikon që tekniku italian të qëndroje në Shqipëri gjithë kohën jo vetëm për të ndjekur talentet vendas, por edhe për të përgatitur sa më mirë për finalet e KampionatitEeuropian u-17 ku jemi vend organizator. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy