Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka uruar mundësin që i dha medaljen e parë historike Shqipërisë në Lojërat Olimpike Chermen Valiev.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se kjo ishte arritje madhore për sportin shqiptar.
Postimi i Spiropalit:
Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar!
Advertisement
Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive.
Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!