Nga kritikat për Hysajn e deri tek pritshmëritë me Kroacinë, rrëfehet Eva Murati, zbulon kush e shoqëron në stadium

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga kritikat për Hysajn e deri tek pritshmëritë me Kroacinë, rrëfehet Eva Murati, zbulon kush e shoqëron në stadium

Moderatorja e sportit Eva Murati, në një lidhje skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Priftin, ndau më shumë detaje nga atmosfera që po krijojnë tifozët shqiptarë në Gjermani.

Ajo tregoi se shqiptarët kanë treguar një qytetari më sjelljen e tyre në stadium. Moderatorja përgëzoi trajnerin e kombëtares për punët e realizuar me futbollistët.

Sa i përket ndeshjes me Kroacinë, Murati u shpreh se është pak e vështirë se është skuadër shumë e fortë, por sipas saj Kombëtarja jonë do t’ja dalë.

Eva Murati theksoi se për sa i përket kritikave për mbrojtësin Hysajn, ajo shpreson që ai t’i kthejë në forcë në ndeshjen me Kroacinë.

Advertisement

“Po festohej në disa vende me muzikë shqip, por koha këtu nuk është në favor. Ka qenë shi, koha është gri. Megjithastë koha nuk do ta mposhtë gëzimin. Dua të jetë e njëjta situatë me atë të Italisë. Ne shqiptarët diskutohemi për gjëra jo mjaft të mira, por çdo gjë që ka ndodhur në atë ndeshje ka qenë një leksion qytetarie.Kjo është e bukura e sporit të na bëj të gjithë bashkë dhe t’a shijojmë. Një falenderim për gjithë fansat shqiptare që kanë zgjedhur të shohin ndeshjen në Gjermani.

 Goli në ndeshjen me Italinë ishte si një endërr e bukur. Sa për ndeshjen kundër Kroacisë, dihet që është shumë skuadër e fortë. I vetmi shans që Shqipëria mund të tregohet pak e zgjuar është të tregojë që këtij brezit të Kroacisë i ka ardhur fundi. Qëlluam dhe pak pa fat se kemi ndeshje shumë të forta.

Selvinjo është një trajner i jashtëzakonshëm, është ai që e solli deri këtu, këtë mos t’a harrojmë. Për Hysaj, uroj që gjithë kjo furtunë ti kthehet në forcë edhe pse kam frikë. Por, uroj shumë që ai t’a gjej shumë atë forcën brenda vetes”, tha Eva Murati.

Eva Murati e pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se kush po e shoqëron në stadium, tregoi se është shoqëria ajo që nuk e lë kurrë vetëm, por pa ndarë shumë detaje.

Advertisement

Mbas ndeshjes së nesërme mendoj të kthehem. Ka shumë persona që më shoqërojnë, e sigurt është që nuk jam asnjëherë vetëm

Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të merrja pjesë në një festival, ku ishin të gjithë sportistët, ish sportistët të mbledhur bashkë.Pata nderin të isha një nga kryesoret e këtij festivalit. Kishim njerez nga e gjithë bota që merren me sportin. Pata fatin të mesoja shumë, të shkëmbeja shumë kontakte”, shtoi ajo. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy