Armando Broja vijon të jetë emri që qarkullon më shumë në mediat sportive europiane sa i përket merkatos verore.
Edhe pse u duk sikur Milani i mbylli “hesapet” me fazën e avancuar pasi firmosi me Moratën, ka sërish hapësira edhe për një tjetër sulmues kalibri.
Mediat italiane e shohin si partnerin ideal të sulmit për Moratën, dhe me Brojën Milani do të bëhej edhe më i frikshëm.
Ndërkohë një interes të fortë ka edhe nga ana e Juventusit. Tiago Motta sheh shumë potencial te Broja, i cili bashkë me Vlahoviç mund të përbënin dyshin më të frikshme në Seria A.
Advertisement
Por mbrapa nuk mbetet as interesi i skuadrave franceze, ku Monako është skuadra që ka më shumë interes për sulmuesin kuqezi.
/Vizionplus.tv/