Neuer njofton largimin nga kombëtarja gjermane: Nuk ishte një vendim i lehtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Neuer njofton largimin nga kombëtarja gjermane: Nuk ishte një vendim i lehtë

Manuel Neuer ka njoftuar largimin nga kombëtarja gjermane pas 15 vitesh, gjatë të cilave fitoi gjithçka.

“Pas diskutimeve të gjata dhe intensive me familjen dhe miqtë e mi, kam vendosur të përfundoj karrierën time me kombëtaren. Ata që më njohin, e dinë se ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua”, tha 38-vjeçari në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Advertisement

A post shared by Manuel Neuer (@manuelneuer)

Neuer bëri debutimin e tij për kombëtaren gjermane në vitin 2009, ndërkohë që luante ende për Schalken, në një miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në Dubai, pasi u kurorëzua kampion Europe me kombëtaret e të rinjve të vendit.

Një vit më vonë, Joachim Löw e mori si titullar për Botërorin e Afrikës së Jugut dhe që nga ajo kohë portieri i Bayernit ishte numri 1 i padiskutueshëm i Gjermanisë në të gjitha kompeticionet e mëdha, deri në Europianin e këtij viti. Ai bëri 124 paraqitje dhe festoi fitoren e Kupës së Botës 2014 në Brazil, ku u emërua portieri më i mirë i turneut. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy