“Ne e kemi fituar Europianin”, Rama entuziast para ndeshjes me Italinë: 50 mijë shqipe në stadium

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ne e kemi fituar Europianin”, Rama entuziast para ndeshjes me Italinë: 50 mijë shqipe në stadium

Mbrëmjen e së shtunës kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Euro 2024, përballë Italisë.

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar entuziazmit të tifozëve dhe thotë se në stadium do të jenë të pranishëm 50 mijë shqiptarë.

Rama thotë se Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe shton se mbrëmja e nesërme do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar.

“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë

Advertisement

Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy