Ndodh edhe kështu, ylli i Spanjës vetëm 16 vjeç, ligjet e shtetit gjerman nuk e lejojnë të luajë pas orës 23:00

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndodh edhe kështu, ylli i Spanjës vetëm 16 vjeç, ligjet e shtetit gjerman nuk e lejojnë të luajë pas orës 23:00

Lamin Yamal ka bërë bujë në stadiumet e Gjermanisë.

Anësori spanjoll po tërheq të gjithë sytë në Euro 2024, pavarësisht se është vetëm 16 vjeç, ai tashmë është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Luis De la Fuente.

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është mosha e Yamal, e cila duket se do të shkaktojë probleme për Spanjën.

Vendi i Gjermanisë është i njohur për ligjet e tij strikte, të cilat i zbaton pa përjashtim.

Advertisement

Njëri prej tyre thotë se asnjë i mitur nuk lejohet të punojë pas orës 20:00, edhe nëse është dhënë pëlqimi nga prindërit.

Për sportistët e mitur ka një veçanti që i lejon ata të garojnë deri në orën 23:00, sipas kushteve.

Ky ligj nuk ka shkaktuar asnjë problem për Spanjën dhe Yamalin deri më tani, me ndeshjen kundër Italisë që fillon në orën 21:00 me orën lokale dhe përfundon pak para orës 23:00, me Luis De la Fuente që zëvendësoi 16-vjeçarin në minutën e 70-të të ndeshjes.

Por sonte ndaj Shqipërisë, trajneri i kombëtares mund të lërë jashtë 16-vjeçarin, aq më tepër që Spanja tashmë ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup.

Advertisement

Në fazën tjetër, megjithatë, “Furia Roja” do të luajë ndeshje me eliminim direkt, e cila nuk përjashtohet të shkojë në kohën shtesë. Kjo mund të vazhdojë në çerekfinale ose më tej nëse iberikët kalojnë në turne.

Sipas legjislacionit të vendit, çdo lojë e luajtur nga lojtari i ri pas orës 23:00 do t’i kushtojë shtetit spanjoll 30 mijë euro.

Edhe pse është një ngjarje e madhe sa Europiani, kombi gjerman nuk tërhiqet lehtë për sa i përket ligjeve të tij.

Sipas BILD deri më tani nuk ka të dhëna të tjera për ndonjë gjë më të rëndë se gjoba prej 30,000 euro. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy