Takimi është vendosur nga një gol i vetëm, ai i shënuar nga Emiljano Vila, pas një aksioni fantastik të bregdetarëve.
Ndeshja ka qenë e mbushur me emocion ku rastet për shënim nuk kanë munguar nga asnjëra palë, madje kanë qenë të shumta.
Me këtë fitore durrsakët janë ngjitur ne vendin e pestë me 44 pikë dhe është vetëm dy pikë poshtë Laçit të vendit të katërt, ku me Skënderbeun e dënuar që është në vend të tretë, ky pozicion të çon në Europë.
Kjo humbje e Tiranës vjen pas 17 ndeshjesh (kupë, kampionat) ku kishin regjistruar 16 fitore dhe një barazim.