Ndeshjet e grupit A mbyllen plot emocion, golat në frymën e fundit shpëtojnë Gjermaninë dhe Hungarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndeshjet e grupit A mbyllen plot emocion, golat në frymën e fundit shpëtojnë Gjermaninë dhe Hungarinë

Janë mbyllur ndeshjet e grupit A të Europianit, me Gjermaninë që u kualifikua si e para e grupit.

Gjermania dhe Zvicra u ndanë në një barazim 1-1. Zvicra kaloi në avantazh me një gol të Ndoye në minutën e 28, ndërkohë që Gjermanisë iu anulua një gol në pjesën e parë.

Goli i barazimit u shënua nga Fullkrug në kohën shtesë.

Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Skocisë dhe Hungarisë u mbyll me fitoren e këtyre të fundit, që kanë shansin të kualifikohen si të tretët e grupit.

Advertisement

Me këto rezultateGjermania është në krye të grupit me 7 pikë, ndjekur nga Zvicra me 5, Hungaria me 3 dhe Skocia që e mbyll këtu Europianin, me 1 pikë nga 3 ndeshje. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy