Trajneri i kombëtares Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti, kanë dalë në një konmferencë për shtyp para ndeshjes së ditës së neës ditës së nesërme me Kroacinë.

Kapiteni u shpreh se Kroacia është favorite, por Shqipëria duhet të bëjë gjithçka në fushë.

Ai shtoi se përpiqet të motivojë shokët e skuadrës, teksa tha se për sfida të tilla duhet kurajo.

“Gjëja më e rëndësishme është fakti se Kroacia është në rolin e favoritit. Në këto ndeshje që janë kaq të rëndësishme, duhet të kesh përqëndrimin. Çdo gabim apo një problem, do të shfrytëzojnë rastet. Skuadra duhet të përmirësohet dhe të bëjmë gjithçka në fushë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Psikologjia është më e rëndësishmja tani. Duhet të japësh kurajo për ndeshje të tilla, nuk ishte e thjeshtë ajo sfidë me Italinë. Ne duhet të mësojmë. Unë kam më shumë përvojë se të tjerët, e përpiqem që të motivoj të tjerët. Kemi edhe ndeshje të tjera, që mund të shkojmë më keq se ajo me Italinë”, tha ai. /vizionplus.tv