Jose Mourinho mori një karton të verdhë vetëm pas 20 minutash në ndeshjen e tij të parë në Super Ligën Turke si trajner i Fenerbahçes.
Mourinho mori drejtimin e klubit turk në qershor dhe tashmë e ka drejtuar klubin në tre ndeshje kualifikuese të Champions League. Të shtunën, ai u shfaq në kampin e Fenerbahçes për herë të parë në një ndeshje të Superligës turke kundër Adana Demirspor.
Ndeshja nisi me tensione me trajnerin 61-vjeçarqë u përfshi në disa përballje me zyrtarët e ndeshjes. Në minutën e 20-të, pas një vendimi kundër skuadrës së tij, portugezi u përball me gjyqtarin e katërt, i cili përfundimisht e detyroi arbitrin Atilla Karaoglan të ndëshkonte trajnerin e Fenerbahçes. /vizionplus.tv
Advertisement