Shkatërruesi i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka i cili aktivizohet prej vitesh në kampionatin zvicerian me Bazelin, është ndëshkuar sërish me të kuq gjatë kësaj jave për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit.

Gjatë ndeshjes Bazel-Grashopers, Xhaka ka ndërhyrë me takë ndaj shokut të skuadrës së Armir Abrashit.

“Demi” kuqezi nuk e llogariti siç duhet ndërhyrjen e tij çka solli dhe kartonin e kuq. Por për shkak të rrezikshmërisë së ndërhyrjes, Xhaka është pezulluar me dy ndeshje.

Ky ishte kartoni i parë i kuq për Xhakën në këtë sezon, i 7-i në karrierë për mesfushorin kuqezi, i cili është një nga lojtarët më përfaqësues të Bazelit. /Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";