Presidenti i Hertha-s, Kai Bernstein, ka ndërruar jetë papritur në moshën 43-vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.
Ai nuk kishte probleme shëndetësore të njohura, ndërsa lajmi për vdekjen e tij tronditi mbarë botën e futbollit në Gjermani.
I ndjeri, i cili kishte një vajzë, kishte marrë frenat e klubit të Berlinit në verën e vitit 2022. Hertha është e shtata në divizionin e dytë të Gjermanisë pas 17 ndeshjesh.
“Hertha BSC mban zi për humbjen e Kay Bernstein. Sot, e martë, Hertha BSC mori lajmin e tmerrshëm se presidenti Kay Bernstein vdiq papritur në moshën 43-vjeçare. I gjithë klubi, komitetet dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur”, shkruan klubi në një deklaratë.
Hertha BSC trauert um Kay Bernstein. Am heutigen Dienstag hat Hertha BSC die furchtbare Nachricht erhalten, dass Präsident Kay Bernstein im Alter von 43 Jahren unerwartet verstorben ist. Der gesamte Verein, seine Gremien und Mitarbeitenden sind fassungslos und zutiefst bestürzt. pic.twitter.com/XAAnniUEEn
— Hertha BSC (@HerthaBSC) January 16, 2024
/vizionplus.tv