Napoli kërkon më çdo kusht Conten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Napoli kërkon më çdo kusht Conten

Antonio Conte kërkon klub për sezonin e ardhshëm dhe mundësisht në Serinë A, me një projekt fitues. Por përpara në tavolinë ka në ofertë që nuk e bind plotësisht. Është ajo e Napolit, i cili kërkon një trajner të madh në edicionin tjetër, për t’u kthyer protagonist në luftën për titullin.

Presidenti Aurelio De Laurentis është gati të bëjë çmenduri për të bindur teknikun italian. Ky i fundit ka shprehur pëlqimin për të drejtuar një skuadër si Napoli, me një tifozeri të jashtëzakonshme që e përjeton futbollin në mënyrë të veçantë. Por dëshirat dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme.

Conte kërkon një rrogë shumë të lartë dhe mundësinë që të drejtojë me stilin anglez, duke bërë ai merkaton e duke zgjedhur personalisht lojtarët që dëshiron për projektin e tij.

Presidenti është më pak i hapur ndaj kësaj mënyrë pune por “La Gazzetta Dello Sport” shpjegon se deri diku është gati ta bëjë këtë sakrificë. Tani i mbetet Contes të pranojë apo jo, edhe pse për momentin po pret oferta të tjera më të rëndësishme në planin sportiv, duke qenë i ndërgjegjshëm se mrekulli si ajo që bëri skuadra nën drejtimin e Spaletit, ndodhin shumë rrallë në historinë e këtij klubi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy