Kupa e Italisë, një ekskluzivitet i shtuar i platformës Tring njohu të shtunën katër skuadrat e radhës të kualifikuara për në fazën e dytë. Vështirësinë më të madhe e pati Napoli që u desh ti falej lotarisë së penalltive për të kaluar më tej.

Skuadra e Antonio Kontes nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e vet kundër Modenes, ndonëse dominoi dhe humbi raste me Politanon, Lobotkën,  Kvaratshkelian dhe Oliveren. Ndërsa miqtë goditën shtyllën në pjesën e parë.

Pa Osimhen që ka kërkuar shitjen, dhe me Lukakun në pritje, Napoli vuajti në finalizim. Ndeshja shkoi tek penalltitë aty ku protagonist i madh ishte portieri Meret. Ai priti dy penallti duke i dhënë buzëqeshja të pranishmëve në “Diego Armando Maradona”.

Të tjera skuadra që kaluan në  fazën tjetër janë Empoli që mundi 4 me 1 Katanxaron, Çezena që mundi Veronën 2 me 1 dhe Kremoneze që kaloi me penallti Barin./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";