
Napoli dhe Antonio Conte duket se është vetëm një hap larg, për të sjellë ish-trajnerin e Juventusit e Interit në Serie A, sezonin e ardhshëm.
Në takimin e zhvilluar pak ditë më parë u arrit një marrëveshje thuajse për gjithçka, aq sa palët kanë folur dhe për lëvizjet e radhës në merkato.
Konte do të ulet në stolin e Napolit me një kontratë 3-vjeçare, me vlerë 7 milionë euro në sezon.
E vetmja nyje që mbetet për t’u zgjidhur ka të bëjë me klauzolën që De Laurentis do të dëshironte të fuste. Nëse Napoli nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, atëherë kontrata ndërpritet në mënyrë të njëanshme.
Ndërkohë, për sa i përket merkatos, pika e parë lidhet me konfirmimin e Kvaratskhelia. Gjeorgjiani ka përfunduar në fokusin e PSZH-së dhe francezët janë gati të bëjnë çmenduri për ta sjellë në Paris. Konte, nga ana tjetër, nuk do të donte të privonte veten nga talenti i tij, rreth të cilit të ndërtonte sulmin.
Mes emrave të vlerësuar nga trajneri Italian janë edhe Albert Gudmundson e Luis Alberto. Të gjithë emrat e mëdhenj të Serisë A, që pëlqehen nga të gjithë dhe kanë mjaft mërkato. Sigurisht që do të ishin dy goditje të mëdha për Napolin, i cili me to dhe Konte mund të hapin një cikël të ri.