Mungon vetëm firma, Calafiori shumë pranë kalimit tek Arsenal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mungon vetëm firma, Calafiori shumë pranë kalimit tek Arsenal

Ashtu siç pritej ishte një nga më të kërkuarit e kësaj merkatoje vere.

“Shtatlarti” italian i prapavijës së Bologna, Riçardo Calafiori, i cili ishte një ndër “yjet” e zbuluara në Euro 2024, por jo vetëm pasi performancat e tij madhështore vijnë që nga Serie A, aty ku shkëlqeu me “Emiljanët”, duke arritur të kualifikohet për në Champions League.

Për kartonin e tij u vunë pas një sërë ekipesh me emër në “kontinentin e vjetër”, si Juventus, Chelsea, Real Madrid e Arsenal dhe fitues të “garës”, për kartonin e tij kanë dalë pikërisht këta të fundit, me “Topçinjtë”, që janë vetëm një firm larg zyrtarizimit, të italiani.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, për kartonin e tij, nënkampionët e Premier League do të paguajnë plot 45 milionë euro, të ndarë në formulën 40 milionë euro bazë e 5 të tjera në formën e bonuseve e sa i përket kontratës personale Calaforio do të firmosë për 5 vite, me një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Advertisement

Ndëkraq, kujtojmë se 50% të shumës së arkëtuar nga shitja e mbrojtësit 22-vjeçar, Bologna duhet ta kalojë në arkat e zviceranëve të Basel, klub ku qendërmbrojtësi italian luante deri në verën e kaluar, kur edhe u transferua tek “Emiljanët”, për shifrën e 4 milionë eurove, mirëpo me një klauzolë tepër të veçantë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy