Thomas Muller mbetet padiskutim një legjendë te Bayern Munchen. Ai ka shënuar një tjetër gol ditën e sotme, por gjithashtu ka vendosur edhe një tjetër rekord.

Sulmuesi i njohur luajti sot ndeshjen e 710-të me Bayern Munchen, një rekord absolut. Muller  lë mbrapa edhe Sepp Maier, duke u shndërruar në futbollistin me më shumë paraqitje me bavarezët.

34-vjeçari  festoi me një gol sot, në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Freiburg, takim ky që shkoi për llogari të kampionatit gjerman.  Ai ka mbajtur veshur fanellën e Gjermanisë për 131 ndeshje, ku ka realizuar edhe 45 gola.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";