Arbnor Muçolli po kalon një formë të mirë, këtë e ka treguar edhe në ndeshjen e radhës në Suedi, duke shënuar gol për Goteborgun.

Në ndeshjen kundër Bromapojkarna, Muçolli shënoi në minutën e 72-të me një gjuajtje të fortë në zonë, për të ngushtuar diferencën e ndeshjes në 2-3 në ato momente, pasi ekipi i tij ishte në ndjekje të skuadrës mike.

Kështu, mesfushori shqiptar hapi edhe një herë ndeshjen me gjuajtjen e tij që u devijua në rrjetë nga mbrojtësit, në atë që ishte goli i dytë i sezonit për të.

Por kaq nuk mjaftoi pasi sfida u mbyll me suksesin përfundimtar 4-3 të miqve dhe me Goteborgun që e sheh veten shumë afër zonës së ftohtë të klasifikimit të kampionatit suedez.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";