Që pas largimit nga Roma, trajneri Jose Mourinho është pa ekip. Disa skuadra janë përfolur se janë të interesuara për shërbimet e portugezit.
Së fundmi, po flitet për Benfican. Klubi portugez po shqyrton idenë për t’i besuar atij drejtimin teknik të skuadrës.
Mourinho do të konsideronte pranimin e ofertës vetëm nëse trajneri aktual, gjermani Roger Schmidt, do të largohej nga klubi.
Një mundësi e madhe pasi Benfica e gjen veten katër pikë prapa liderit Sporting Lisbonës me një ndeshje më shumë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nëse do të kishte një dështim edhe në Europa League, ku klubi është në çerekfinale dhe përballë do ta ketë Marseille, mundësia e largimit të Schmidt është e madhe.
Ideja e rikthimit te Benfica thuhet se është pëlqyer nga trajneri portugez. /vizionplus.tv