Kur një dështak bën lëmsh klubet dhe sjell një gjobë të majme në fund për një klub shqiptar. Kjo është historia e sulmuesit Mathew Boniface, i cili ka lëvizur nga Qipro në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.

Ai aktualisht luan në kategoritë e ulëta në Portugali. Ky lojtar ka sjellë probleme serioze për skuadrën e Trepçës, e cila duhet të paguajë rreth 46 mijë euro për Aris Limassol-in.

Kur u transferua në Kosovë, Boniface ishte ende nën kontratë me qipriotët edhe për një tjetër sezon. Edhe pse Kosova ishte një kampionat ende i panjohur nga UEFA në vitin 2016, dokumentacioni nuk ishte respekuar. Boniface firmosi edhe luajti edhe me Partizanin shumë pak, teksa u transferua më pas në Bullgari.

Pretendimet e Arisit ishin për 400 mijë euro, aq sa mendonin se ishte vlera e sulmuesit në atë kohë, por gjithçka do të zgjidhet me 46 mijë euro të paguara në dy këste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";