Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor. Notari Gersi Troka ka triumfuar në garën 200 metra stil i lirë në not, duke ia dalë të marrë medalje ari.

 

Gersi ia doli të bëjë një performancë të shkëlqyer në çerekfinale e gjysmëfinale, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë  duke marrë medaljen e parë të artë për Skuadrën Speciale Shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kjo nuk është hera e parë për notarin Gersi Troka që ia del të marrë medalje në evente ndërkombëtare, por do të mbahet mend padyshim si medalja e parë e artë e Shqipërisë, në Lojërat Olimpike Speciale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në lojërat pararendëse. Ata garojnë në disiplina të ndryshme si noti, peshëngritja, basketbolli e atletika, teksa pavarësisht vështirësive të panumërta organizative, kanë vullnetin të përfaqësojnë denjësisht vendin tonë dhe madje të sjellin edhe medalje të arta./Living/