Një legjendë e Realit tashmë është larguar (Toni Kros). I radhës pritet të jetë Luka Modriç.
Megjithatë për momentin, kroati është bindur të vijojë dhe për një vit tjetër, siç raportojnë mediat spanjolle.
Megjithatë, “BD” ka bërë me dije se nëse kroati vërtet do të qëndrojë dhe një vit në Madrid, ai do të duhet të pranojë një ulje të ndjeshme të pagesës që merr në “Bernabeu”.
Ndërkohë, vetë Modriç pa saktësuar nëse ka rinovuar apo jo me Realin, ka deklaruar për “Cadena Cope”, se dëshira e madhe e tij është t’i varë këpucët në gozhdë si pjesë e Realit të Madridit. “Unë e kam deklaruar shpeshherë, gjithnjë në fakt, se dëshiroj që Reali të jetë klubi im i fundit.
Unë dua të tërhiqem si lojtar në Madrid, por të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet. Do të ishte një ëndërr për mua që të tërhiqesha në këtë klub madhështor”, deklaroi mesfushori kroat, i cili më 1 qershor do të luajë një tjetër finale në Ligën e Kampioneve.