Jo vetëm Xhoshua Zirkze. Milani përveç yllit holandez po mendon që në sulm të afrojë edhe talentin e kombëtares shqiptare Armando Broja.

La Gazeta Delo Sport, një prej të përditshmeve më prestigjioze sportive në vendin fqinj u hap këtë të shtunë me foton e Brojës në faqen e parë, duke e konsideruar atë si një ndër prioritet kryesore të merkatos së kuqezinjve.

Menaxheri i Milanit Moncada, ndodhet në Angli ku po bisedon me Aston Vilen për mbrojtësin Kesh dhe me Chelsean për sulmuesin Broja, i lidhur edhe në të kaluarën me një transferim të mundshëm tek Milani.

Bëhet e ditur se Broja nuk është një alternativë e sulmuesit të Bolonjës Zirkze, por një pistë më vete e merkatos së Milanit së bashku me sulmuesin e Gironës, Dovbik. Pas huazimit tek Fulham, 22 vjeçari shqiptar është kthyer tek Chelsea, por vështirë se do të qëndrojë sezonin e ardhshëm tek blutë e Londrës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";