Milan u ndal në barazim pa gola nga Sasuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serisë A. Rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte Sassuolo që fitoi një penallti në minutën e 23, por goditja e Domenico Bernardit u prit nga portieri Mike Maignan.
Kuqezinjtë dominuan në lojë, por nuk mundën të konkretizonin asnjë goditje në portë. Ky është barazimi I dytë për kuqezinjtë këtë sezon, të cilët janë në kuotën e 8 pikëve.
Ndërkohë Inter fitoi pa problem ndaj Cremoneses me rezultatin 3-1. Një ndeshje e dominuar në çdo aspekt nga vendasit. Në minutën e 12 Joachim Correa u gjend në zonë dhe me një top të kthyer nga portieri shënoi golin e parë. Zikaltrit humbën një rast mjaftë të mirë shënimin me Skriniar, i cili pati një mundësi të artë për të shënuar, por portieri Radu bëri një pritje spektakolare. Në minutën e 38’ erdhi goli i dytë. Hakan Calhanoglu krosoi për Nicolo Barella, i cili shënoi një gol të bukur duke dhuruar spektakel.
Në fraksionin e dytë ishte sërish Inter që mori nën kontroll topin. Por portieri kundërshtar u tregua I gatshëm për të pritur një goditje të Dumpfries duke I mohuar atij një gol të sigurt. Megjithatë në minutën e 76 Lautaro Martinez vulosi rezultatin e ndeshjes. Gjithçka çka bëri Cremonese në këtë përballje ishte një gol shprese në minutën e 90` nga David Okereke.
Tashmë djemtë e Inzagit renditen në vendin e dytë me 9 pikë. Ndeshja e radhës do të jetë ajo përballë Milanit këtë fundjavë , ku Interit do t’i mungojë prezenca e sulmuesit kryesor Romelu Lukaku.
Në një tjetër sfidë Roma triumfoi përballë Monzas, duke shënuar 3 gola e duke rrëmbyer 3 pikë.
Dy nga tre golat u realizuan nga Paolo Dybala, i cili ishte edhe njeriu i ndeshjes. Argjentinasi i transferuar këtë verë si lojtar i lirë nga Juventusi kapi edhe shifrën e 100 golave në Seria A. Ndërkohë kundër Monzës luajti për herët të parë si titullar këtë sezon dhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla. Të gjitha ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në Tring.