Milani mundi Monzën 1-0 në sfidën e 23-të të Serisë A, duke I dhënë një goditje përfundimtare krizës që rëndë që kaloi së fundmi.

Pas një fillimi të mirë të vendasve që krijuan raste me Ciurria dhe Petagna, “djalli” goditi shtyllën me Leao (19′) dhe zhbllokoi lojën në minutën e 31-të me një gjuajtje me këmbën e majtë nga Messias .

Në pjesën e dytë, Milani pati mundësi të arta përmes Theo Hernandez dhe Leao ndërsa Monza për pak sa nuk barazoi në minutën e 73-të, por gjuajtja e Ciurria-s goditi shtyllën dhe më pas shpinën e Tatarusanu përpara se të përfundonte në goditje nga këndi.

Fitorja e Milanit është e treat radhazi mes kampionatit dhe championsit, por më së shumti shërben për pikët që duhen për të kapur një nga 4 vendet e para në kampionat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";