Milan lëviz në merkato, kuqezinjtë pranë blerjes së Fofana dhe Pavlovic

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan lëviz në merkato, kuqezinjtë pranë blerjes së Fofana dhe Pavlovic

Megjithëse emri i Milanit ka qenë i lidhur gjatë këtyre javëve me shumë emra lojtarësh, e vërteta është se klubi kuqezi ka bërë vetëm një blerje të rëndësishme në merkato. Bëhet fjalë për kapitenin e Spanjës, kampione e freskët e Europës.

Alvaro Morata erdhi tek Milan si përforcim për sulmin, repart ku u largua Olivie Zhiru. Mirëpo kuqezinjtë janë ende pas në fazën e forcimit të ekipit, sipas kërkesave të vetë trajnerit Fonsca i cili kur urdhri në krye të skuadrës, në konferencën e parë për shtyp tha se ekipi ka nevojë të rritet cilësisht përmes merkato në të gjitha repartet.

Vizita e befasishme e bosit të klubit Kardinale të hënën në Milano mesa duket ka shërbyer të paktën për mirë në dy operacione merkatoje që ishin bllokuar ditët e fundit. Mesfushori dhe kapiteni i Monaco, Jusuf Fofana, që ka qenë pjesë e kombëtares së Francës, është edhe më afër transferimit në Milano. 14 mln euro është shuma që do ti shkojë klubit të principatës.

Tani janë vetëm bonuset që po diskutohen. Mirëpo veç mesfushorit 25-vjeçar, duket se ka tanimë dritë jeshile edhe nga tratativa për blerjen e mbrojtësit serb Pavlovic, për afro 20 mln euro nga Salzburg. Tek kuqezinjtë duhet vetëm të saktësojnë nëse do të shesin apo jo një mes Fikajo Tomorrit tek West Ham apo Malik Cau tek Njukasell. Sidoqoftë në ditët e fundit të korrikut vëmendja do të jetë e përqendruar edhe tek blerja e mesfushorit të Udineses, Lazar Samarxhic. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy