Milan fitore me dritëhije në Europë, kuqezinjtë pësojnë dy gola, goleada për Liverpool dhe Roma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan fitore me dritëhije në Europë, kuqezinjtë pësojnë dy gola, goleada për Liverpool dhe Roma

Ekipet e mëdha diktuan ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Europa League.  Natë e mirë në veçanti për italianët, Milan dhe Roma. Kuqezinjtë fituan 4 me 2 në “San Siro” kundër Sllavias së Pragës edhe pse mbetet thellë-thellë në ndërgjegjen e skuadrës së Piolit një keqardhje që skuadra nuk administroi më mirë faktin që çekët luajtën që prej pjesës së parë më 10 lojtarë. Kuqezinjtë morën dy gola edhe pse duke pasur avantazh numërik në fushë, e kjo padiskutim është një gjë që shqetëson.

Pas kartonit të kuq të  Diuf në minutën e 26 pas ndërhyrjes ndaj Pulisic, ishte Zhiru që zhbllokoi shifrat në minutën e 34, mirëpo miqtë befasuan duke barazuar përmes një perle të Duderës. Megjithatë reagimi i Milanit ishte i fortë dhe në fund të pjesës së parë shënoi dy gola të tjerë me  Reinders dhe Loftus Cik. Në të dytën pavarësisht rasteve të Milanit, ishte Shranz që shtangu “San Siron” me golin e dytë.

Për të rikthyer qetësinë tek vendasit mendoi Leao me një supergol, që i çon kuqezinjtë në Pragë me një avantazh jo të vogël.

Spektakolare Roma në “Olimpiko”. Verdhekuqtë i dhanë një leksion futbollit anglezeve të Brajton, duke i mundur 4 me 0. Dybala e Lukaku shënuan nën pjesën e parë, aty ku u protagonist edhe portierë i Romës Svilar me dy ndërhyrje ndaj Uellbek.

Advertisement

Ndërsa në pjesën e dytë Mnancini dhe Kristante i çuan shifrat në 4 me 0 rezultat që hipotekon kualifikimin në çerekfinale. Histori e mbyllur edhe për Liverpul që mundi 5 me 1 në transfertë skuadrën tjetër ceke, Sparta e Pragës ku luajtën në pjesën e dytë si zëvendësues dy lojtarët shqiptarë Qazim Laci dhe Indrit Tuci. Golat për anglezët u shënuan dy herë nga Nunjes, si dhe Mkallister, Salah dhe Zhobozshlai.

Edhe Olimpik Marseje praktikisht është në fazën tjetër, pasi mundi 4 me 0 në shtëpi Villareal ku protagonist ishte sulmuesi Obamejang me dy gola. Bajer Leverkusen shpëtoi nga humbja e parë sezonale vetëm në frymën e fundit, duke barazuar në shtesë 2 me 2 në transfertë kundër azereve të Karabak. Ishte sulmuesi cek Patrik Shik që ekuilibroi shifrat në minutën e 92. Freibrg fitoi 1 me 0 duelin anglo-gjerman kundër Uest Hem, por kualifikimi mbetet çështje e hapur, ashtu sikurse edhe në çiftin Benfica-Rangers që u mbyll me shifrat 2 me 2./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy