Messi tregon “armikun” e përjetshëm: Më vonë u bëmë shokë skuadre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Messi tregon “armikun” e përjetshëm: Më vonë u bëmë shokë skuadre

Pak ditë para fillimit të Copa América dhe nga grumbullimi i skuadrës argjentinase në Atlanta, Leo Messi zhvilloi një bisedë argëtuese me nipin e tij Tomás në kanalin YouTube ‘Gati për gjithçka’.

Kishte shumë situata që ai tregoi. Në një moment ai është pyetur për lojtarin me të cilin ka debatuar më shumë në fushë dhe nuk ka hezituar të përmendë një.

“Ne jemi oërplasur shumë me Sergio Ramos. Ai ishte lojtari me të cilin isha më i zemëruar. Më pas ne ishim shokë skuadre, por në klasiket ne gjithmonë përplaseshim menjëri-tjetrin. Klasiket ishin intensive”, shpjegoi ai.

Messi kujtoi në këtë mënyrë duelet e shkëlqyera që Barça dhe Real Madrid kishin në atë kohë dhe gjithashtu se si më vonë të dy ndanë dhomën e zhveshjes në PSG. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy