![Messi lamtumirë PSG/ Trajneri: Ishte privilegj i madh që drejtoja lojtarin më të mirë në histori](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/06/lionel-messi-psg-v-angers-ligue-1-2022-1-600x400.jpg)
“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit . Ajo kundër Clermont në Parc de Prince do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Paris Saint Germain” .
Me këto fjalë trajneri parizien Christophe Galtier zyrtarizoi atë që nuk ishtethene kurrë publikisht, largimin e Messit nga PSG.
“Në sezonin e parë ai duhej të përshtatej , ishte hera e parë larg Barcelonës. Këtë vit ai ishte një element i rëndësishëm. Unë konstatoj se kritikat nuk janë aspak të justifikuara, në një sezon me Kupën e Botës ai ka statistika të pabesueshme. 21 gola dhe 22 asistime, besoj se ka qenë gjithmonë në shërbim të skuadrës. E përsëris ishte një privilegj i madh jo ta stërvisja por ta shoqëroja”, shtoi Galtier.
Hipoteza e një rikthimi të bujshëm në vendlindjen e tij, Barcelona, ka pak bazë për problemet ekonomike të katalanasve. Është folur për një eksperiencë në SHBA, me Inter Miami të David Beckham , edhe nëse për momentin, mundësia e transferimit në kampionatin saudit duket më e mundshme për shkak të shifrave financiae të cmendura që arabët ofrojnë për “topin e artë” Leo Messi.