Nga lotët e dhimbjes dhe frikës, te lotët e gëzimit dhe të rekordeve. Leo Messi luajti vetëm 66 nga 120 minutat e finales së kupës së Amerikës kundër Kolumbisë fituar nga kombëtarja e tij 1 me 0 përmes një goli të Lautaro Martinez në shtesa.
Dëmtimi i pësuar në pjesën e parë dhe i agravuar në fillim të pjesës së dytë, bëri që pleshti të lërë fushën e lojës me dhimbje, e jo vetëm kaq…
Në stol ai u fokusua duke qarë, lot dhimbjeje për dëmtimin por edhe për faktin që nuk mund të ndihmonte dot ekipin në finalen e radhës.
Pamjet treguar një ënjtje te madhe, të frikshme të këmbës së djathtë të Messit, dëmtim që mbetet të vlerësohet në orët në vijim.
Gjithë këtë mërzitje e sfumoi jo pak triumfi i dytë radhazi i Argjentinës në kupën e Amerikës, ndërsa ylli i futbollit botëror iu gëzua një rekordi të jashtëzakonshëm.
Me 45 trofe të fituar në karrierë, Leo Messi kaloi Dani Alvesh dhe u bë lojtari që ka fituar më shumë në historinë e futbollit.
Por nëse Dim Aria konfirmoi tërheqjen nga kombëtarja, nuk dihet nëse ky do të jetë apo jo turneu i fundit ndërkombëtar për Leo Messin./vizionplus.tv