Francë-Argjentinë! Këto janë zyrtarisht dy skuadrat që do të luajne në finalen e Kupës së Botës, e cila do të mbahet të dielën e 18 dhjetorit në Katar.
“Gjelat”, të cilët janë kampionët në fuqi të Botës ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj surprizës së këtij Botërori, Marokut.
Këta të fundit shkruan historinë, por nuk munden te vijojne endrren e tyre edhe pse luajten te shtunen kunder Kroacise per vendin e tretë.
Sfida nisi mirë për Francën, që gjeti golin e avantazhit me anë të Theo Hernandez që në minutën e 5-të, ndërsa më pas pati edhe 3 mundësi të mira shënimi me Giroud e Mbappe, por pa arritur t’i konkretizojë.
Me kalimin e minutave Maroku befasoi ne loje duke dominuar.
Mirepo loja shume e mire e afrikaneve nuk u shperblye me gol edhe per shkak te nderhyrjeve fantastike te Lloris.
E kur tensioni po rritej, në fushë doli Kolo Muani, i cili ne prekjen e pare te topit pas aktivizimit e dergoi ne rrjete pas një aksioni të dyshes Thuram-Mbappe.
Të dy finalistet kanë fituar nga dy herë Kupën e Botës dhe mbrëmjen e të dielës do të kërkojnë trofeun e tretë në histori, teksa sytë e të gjithëve do të jenë te dueli në distancë Messi-Mbappe, dy superyje.