Barcelona ka arritur një marrëveshje për kushtet e një kontrate personale me specialistin gjerman Hans-Dieter Flick.
Lajmin e ka publikuar mbrëmjen e sotme gazeta katalanase “Sport”.
Sipas burimit, Barcelona dhe Flick kanë rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
Mësohet se eksperti gjerman ka bindur drejtuesit e Barcelonës me vizionin e tij se ai është një kandidat i përshtatshëm për këtë pozicion.
Advertisement
Vetë Flick dëshiron të zbatojë një projekt afatgjatë.
Flick ka qenë më parë në krye të Bayern Munihut dhe kombëtares gjermane.