Me sytë nga Parisi/ Tring sjell sonte finalen e Champions mes ekipeve legjendare Real e Liverpool

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër vite më parë finalja e champions league Real Madrid-Liverpool luhej në Kiev. Sot duhej të luhej në Shen Petersburg, por për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, u zhvendos për tu luajtur në Paris. Kaq, sa për të kujtuar sesi mund të ndryshoje bota në kaq pak vite. Pavarësisht gjithckaje futbolli nuk ndalet dhe sonte sytë e qindra milioneve njerezve anëmbane globit janë të fokusuar në Paris, aty ku Liverpool dhe Real, dy prej ekipeve legjendare tëkëtij kompeticioni do ti japin jetë një beteje të madhe për trofeun final. Një trofe që në fakt në historike e kupës së kampioneve dhe pastaj të champions league, është ndarë dy herë në duelet mes këtyre dy ekipeve. Në 1981 kur ndeshja luhej pikërisht në Paris fitonte Liverpool 1 me 0, ndërsa 4 vite me parë në Kiev fitonte Reali. Ekuiliber në duelet finale, por jo në traditën e titujve sepse Reali është rekordmen kontinental me 13 tituj ndërsa Liverpol ka fituar 6. Përballë njeri tjetrit janë dy strateg. Italiani Karlo Anceloti pasi theu rekordmenin e fitimit te 5 kampionateve më të rëndësishëm në europë me 5 ekipe të ndryshme, tani dëshiron të vendose rekordin e fitimit të championsit për herë të 4, pasi e ka bërë këtë gjë 2 herë me Milanin dhe 1 herë tjetër me Realin. Ai vjen si kampion I fresket me Realin në Spanjë, dhe mund ti besoje eksperiences së jashtëzakonshme të sukseseve në finale. Në krahun tjetër është një trajner po kaq I madh sa Jurgen Klop, njeriu që transformoi Liverpoolin në pak vite. I dha titullin e 6 kontinental në 2019 në finale ndaj Tottenham dhe tani shpreson të hakmerret për finalen e humbur ne 2018 ndaj Realit pas një gafe të Karius. Sonte do të shohim disa duele të mëdha në fushën  e lojës,. Vinicius Junior përballë Aleksander Arnold, të papërbajtshmin Benzema përball van Dajk dhe mbrojtjen e  brishte të Realit përballë sulmit shpërthyes Salah e Mane. Sfida që luhet në “St.Denis” do të gjykohet nga francezi Klement Turpë. Dhjetëra mijëra tifoze nga Anglia e Spanja dhe mbarë Europen kanë pushtuar këto ditë Parisin, qytetin e dashurisë, sot më shumë se kurrë, të dashurise për futbollin, lojën më magjike dhe më popullore në botë që të paktën në Shqiperi do ti mbajë të mbërthyer njerezit pas ekranit të Tring, duke nisur nga ora 21:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy