Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka mbështetur Kosovën për sfidën e sotme ndaj Maqedonisë Veriore duke thënë se zemra e tij dhe e gjithë shqiptarëve është në fushë me “Dardanët”.
Kosova luan ndeshjen e plajofit ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, me synimin që të afrohet edhe më tepër drejt kualifikimit në Evropian.
“Edhe pse nuk jam me ju aty, zemra ime dhe e gjithë shqiptarëve është në fushë me ju. Tregojuni botës kush jemi. Forca Kosovë”, ka shkruar Rrahmani, që ka shpërndarë edhe një video të tifozëve duke kënduar në stadiumin “Fadil Vokrri”.