Ylli i Tottenham Micky van de Ven, ka vendosur një rekord të ri në Premier League sa i përket shpejtësisë së arritur në një ndeshje futbolli.

Micky van de Ven vendosi një rekord të ri në ndeshjen kundër brentford, duke thyer rekordin e mbajtur nga Kyle walker i Manchester City.

Në ndeshjen kundër Brentford, ai theu rekordin e tij personal kur vrapoi me një shpejtësi prej 37.38 km/h, që tani është shpejtësia rekord e regjistruar në Premier League angleze.

Vrapimi i Van de Venit kundër Brentfordit u mat me 10.38 metra në sekondë. E thënë më thjeshtë Micky van de Ven ju afrua rekordit të mbajtur nga kampioni i botës në atletikë usain Bolt, i cili vendosi rekordin botëror për 100 metra në vitin 2009, shpejtësia mesatare e tij ishte 10.44 metra në sekondë, ose 37.58 km/h .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";