
Pas një ndërprerje në minutën e 36-të, si pasojë e rrufeve dhe shiut, është mbyllur pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
45 minutat e para të ndeshjes përfunduan pa gola, me një barazim 0 me 0.
Të dyja skuadrat kërkojnë një biletë për tu kualifikuar në fazën tjetër. “Panzerat” vijnë si favoritë në këtë sfidë edhe falë paraqitjes në tre ndeshjet e grupit. Danezët do të tentojnë të befasojnë dhe gjithçka mund të ndodh në 45 minutat e tjera.
Me gjithë ndërprerjen 23 minuta, pjesa e parë zgjati 69 minuta në total./vizionplus.tv
Advertisement