Mbyllen sfidat e fundit të grupit E, Rumania dhe Belgjika sigurojnë kualifikimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllen sfidat e fundit të grupit E, Rumania dhe Belgjika sigurojnë kualifikimin

Janë mbyllur sfidat e fundit të Grupi E. Sllovaki-Rumani e Ukrainë-Belgjikë, që nuk panë asnjë fitues dhe përfunduan në barazim.

Sllovakia e Rumania, nuk i kanë prishur punë njëra-tjetrës, duke i mbyllur 90 minutat e sfidës në rezultatin e barabartë, 1 me 1, me golat që u regjistruan që në pjesën e parë të lojës, fillimisht nga Ondrej Duda, falë një goditje me kokë në minutën  e 24’-t e më pas nga Razvan Marin, me 11-metërsh, në minutën e 37’-të të sfidës.

“Djajtë e Kuq” të Belgjikës mbyllën gjithçka pa gola, në “MHP Arena”, të Shtutgarit, përballë Ukrainës, duke dërguar “Verdheblutë”, për në “shtëpi”, pavarësisht përpjekjeve të këtyre të fundit, për të siguruar një fitore të madhe, e cila do të harronte humbjen poshtëruese, 3 me 0, përballë Rumanisë.

Rumania e mbyll në vendin e parë të Grupit E, me plot 4 pikë, aq sa Belgjika e vendit të dytë, por me një golavarazh më pozitiv se këta të fundit. Ndërkaq, me 4 pikë e kanë mbyllur gjithashtu edhe Sllovakia e Ukraina, mirëpo falë golavarazhit më pozitiv sllovakët arritën një kualifikim të madh, për në fazën e ardhshme. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy