Mbrojtja e sulmi, problemet e Sylvinhos! Shqipëria me probleme në debutimin e ligës së kombeve ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbrojtja e sulmi, problemet e Sylvinhos! Shqipëria me probleme në debutimin e ligës së kombeve ndaj Ukrainës

Edicioni i ri i ligës së kombeve do të nisë menjëherë në mënyrë shumë impenjative për Shqipërinë.

Përballë në start do të jetë Ukraina, një skuadër me një brez të talentuar lojtarësh të cilët ishin pjesë edhe e kampionatit europian. Përballja do të zhvillohet në Ceki, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Kundër përfaqësues lindore, kombëtarja kuqezi nuk ka bilanc të mirë pasi është mundur në katët kur ka luajtur. Për herë të fundit në një miqësore në vitin 2016 përpara nisjes së kampionatit europian.

Nisja e ligës së  kombeve me një rezultat të mirë do të ketë rëndësi madhore për vazhdimësinë në fakt. Problem është se Silvinjo vjen në këtë takim me disa shqetësime të rëndësishme në grupin e lojtarëve. Qendra e mbrojtjes dhe reparti i sulmit veçanërisht shqetësojnë teknikun. Mungesat e Gjimshitit dhe Ajetit bëjnë që qendra të jetë totalisht e re me Ismajlin dhe Kumbullën, ndërsa krahët nuk ndryshojnë me Mitajn dhe Hysajn. Asnjë problem për mesfushën, me përjashtim të tërheqjes nga kombëtarja e Gjasules që sidoqoftë nuk mbante më peshë në formacionin e parë.

Advertisement

Tjetër problem është maja e sulmit ku mungojnë në raport me Evropianin Broja i dëmtuar si dhe Daku që veçse i pezulluar, edhe me probleme fizike. Duke shtuar këtu edhe lamtumirën e Cikalleshit, bëhen tre mungesa në raport me fushatën kualifikuese të Europianit. Peshën do ta mbajë Rey Manaj që nuk ishte në eliminatore, e po ashtu edhe Uzuni të cilin Silvnjo tani po e konsideron qendërsulmues dhe jo anësor ofensiv.

Duke marrë në konsideratë këto problematika, Silvinjo dëshiron të limitojë në maksimum dëmet ndaj Ukrainës, për të shpresuar pastaj se faktori fushë kundër Gjeorgjisë në 10 shtator do të bëjë diferencën./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy