Kylian Mbappe i dërgon mesazhe dashurie Milanit. Kampioni francez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për ngjyrat kuqezi, foli për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një kalim në Serinë A:

“Futbolli italian? Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë shkoj në Itali, do të shkoj te Milani”.

Që fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë kam shikuar Serinë A, çdo ndeshje të Milanit.

E gjithë familja ime është tifoze e Milanit!”, ka thënë sulmuesi francez gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “European Global Soccer Awards”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund një falënderim për PSG, të cilën ai e lë në pritje të zyrtarizimit te Real Madrid: “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë atje, ishte një mundësi fantastike.

Kam kaluar shtatë vjet në këtë klub, ka trofe dhe gola, por në fund të fundit, marrëdhëniet që krijon me njerëzit kanë më shumë rëndësi”.