Kilian Mbape ka folur sërish për dashurinë e madhe që ka për Milanin, skuadrë me të cilën ka qenë i dashuruar që fëmijë.
Duke forlur për mikrofonat e SKY, Mbape i cili tashmë ka mbyllur gjithçka me PSG dhe pret të firmosë me Real Madrit, ka folur edhe për kampionatin italian.
Mbape ëhstë shprehur se jo vetëm ai, por e gjithë familja e tij janë të çmendur pas Milanit.
“Unë gjithmonë kam thënë: nëse një ditë shkoj në Itali, do të shkoj në Milano. Si fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë kam parë Serinë A, çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime, tifozë të mëdhenj të Milanit” – tha ai.
Advertisement