Mauro Icardi në depresion pas divorcit, kërkon një tjetër shans nga Wanda Nara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mauro Icardi në depresion pas divorcit, kërkon një tjetër shans nga Wanda Nara

Wanda Nara po shijon në maksimum jetën e saj të re beqare, pasi u nda me Mauro Icardin për herë të disatë.

Argjentinasja po shijon plazhet e Rio de Zhaneiros në shoqërinë e dy vajzave të saj Francesca dhe Isabella, ndërsa Mauro Icardi i kalon ditët në Stamboll duke u përpjekur të përballojë atë që duket si fundi i martesës së tij.

Sipas rrëfimit të gazetarit Gustavo Méndez në deklaratat e mbledhura nga revista Caras , futbollisti nuk po kalon një kohë të mirë si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht për shkak të ankthit që po përjeton. Sulmuesi nuk dëshiron një divorc dhe Wanda Nara këmbëngul që të negociojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Advertisement

Gjithashtu, përmes një postimi në Instagram, Icardi i ka dërguar një mesazh modeles ku mesa duket kërkon një shans tjetër për t’u rikthyer.

“Deri tek hëna e përtej saj”, ka shkruar ai./vizionplus.tv

 

Advertisement
View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy