Megjithëse shumë media italiane përflasin vazhdimisht se Interi është kandidati kryesor për të marrë mbrojtësin e Shqipërisë dhe Veronës Marash Kumbullën, një tjetër version ka dalë së fundmi rreth së ardhmes së 20-vjeçarit.

Media torineze “La Stampa” raporton se Juventusi ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin e talentuar kuqezi për 32 milionë euro dhe do të luajë për 5 vite me “Zonjën e Vjetër”.

Sidoqoftë, duhet ende kohë që sezoni të përfundojë dhe të vendoset përfundimisht e ardhmja e Kumbullës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";