Manchester United është i vendosur të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm dhe synon një talent në zhvillim të përfaqësuar nga Jorge Mendes.
Me një çmim prej rreth 100 milionë euro, Joao Neves, ylli i ri i Benfica shtë kthyer në objektivin kryesor të “Djajve të Kuq”, për të forcuar mesfushën e tyre. Agjenti portugez Jorge Mendes, ka një numër mbresëlënës lojtarësh që i përfaqëson, duke përfshirë yjet e njohur dhe talentët në zhvillim, dhe është kyç në këtë transferim të mundshëm.
20-vjeçari është ndër premtimet e reja që Mendes menaxhon dhe potenciali i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga Manchester United. Sipas “Daily Mirror”, klubi anglez e sheh Neves si elementin themeler për të rifreskuar mesfushën.
Megjithatë, për të arritur te mesfushori duhet shpenzuar 1– milionë euro dhe duhet të vihen në lëvizje pasi pas talentit janë edhe klube të tjera që janë vënë pas.