Manchester City vendos duart tek titulli kampion numër 10 në Angli. Skuadra e Pep Guardioles fitoi 2-0 atë që mund të konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e sezonit, duelin e prapambetur kundër Tottenham, që i dha mundësi qytetarëve që të parakalonin Arsenalin në krye të kampionatit.

Tani City mjafton të fitojë takimin e fundit të dielën në shtëpi ndaj Uest Ham për të mbrojtur titullin kampion në premier league. Pjesë e parë me ulje dhe ngritje për miqtë në Londër. Spursat e nisin mirë takimin dhe patën një rast të mirë me Bentakur. Pastaj i erdhi radha Fil Foden që më në fund të kërcënonte portën e skuadrës vendase, e cila çuditërisht në disa fragmente të lojës kishte dominim të dukshëm në mbajtjen  topit, por pa qenë efikas.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm në favor të Manchester City-t, skuadër që zhbllokon shifrat në minutën e  51. I zakonshmi Kevin De Brojne bën lëmsh mbrojtjen vendase dhe nxjerr të lirë me portën vendase Haaland që nuk e pati të vështirë të shënonte. Pak më vonë belgu ishte pranë mbylljes së ndeshjes, por Vikario tregoi klasin e tij me një superpritje. Totteham nuk qëndroi duarkryq, përkundrazi reagoi fort që  pati të paktën tre raste të pastra për gol, mirëpo hero i miqve u bë portieri rezervë Ortega, i cili u fut në fushë në vend të Ederson që u dëmtua.

Një mrekulli e vërtetë sidomos pritja e minutës së 86 kundër Son, pritje që vlen titullin. Me të kaluar frika miqtë me penallti në minutën e  91 sërish me Haaland blinduan fitoren. Ky rezultat dha edhe një verdikt tjetër të rëndësishëm, Aston Vilen si skuadra e katërt angleze e kualifikuar në Champions League, pasi distanca e Totenhamit ndjekës është e parikuperueshëm,e me vetëm një ndeshje të mbetur. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";