Sivasspor nuk bën dot pa Rei Manajn. Menjëherë pasi u rikthye në fushë nga dëmtimi që e mbajti edhe larg kombëtares shqiptare, sulmuesi lushnjar u bë protagonist i madh në superligën turke. Manaj shënoi dy gola në fitoren e rëndësishme 3 me 2.
Sivasspor mori në shtëpi kundër Hatajspor. Fillimisht zhbllokoi rezultatin me një gjuajtje me kokë në zhvillimet e një goditje nga këndi në fundin e pjesës së parë. Mirëpo miqtë përmbysen gjithçka dhe kaluan në avantazh 2 me 1 në pjesën në dytë. Për të rivendosur ekuilibrat mendoi edhe një herë tjetër sulmuesi shqiptar, këtë herë duke dërguar në rrjete një goditje nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 73.
Gjashtë minuta më vonë Sivasspor shënoi edhe golin e tretë për të siguruar një fitore të çmuar, e cila e çon skuadrën e Manajn në vendin e dhjetë në renditje me 11 pikë. Për sulmuesin 27-vjeçar, janë tre golat e shënuar deri më tani në kampionat ne 6 gjashtë ndeshje të luajtura, sinjal pozitiv edhe për kombëtaren duke qenë se pas një muaji janë dy sfidat e rëndësishme të Ligës së Kombeve në Tiranë. /vizionplus.tv