Champions League dhuroi emocione mbrëmjen e djeshme, me PSG dhe Dortmund që u kualifikuan për në gjysmëfinale të kompeticionit.

Gazetari Glendi Tafaj ka komentuar rezultatet, teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Ai tha se PSG ia doli të merrte një fitore 1-4 ndaj Barcelonës, për shkak edhe të disavantazhit në numër lojtarësh të katalanasve.

Tafaj tha se kartoni i kuq i mbrojtësit Araujo ndikoi në lojën e Barcelonës, e cila nuk ëhstë në ditët e veta më të mira.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ishte një ndeshje që u ndikua nga kartoni i kuq i Araujo. Ai karton ndryshoi shumë. Barcelona e nisi me ide të caktuar edhe për të mbrojtur dhe për të sulmuar dhe kishte avantazhin e ndeshjes së parë. U pa dominimi i PSG në vijimësi. PSG çdo lojtar që e ka e ka me kualitet. Të jemi të sinqertë, nuk është Barcelona më e mirë e të gjitha kohërave. Kjo ëhstë një Barcelonë që nuk ka fituar asnjë trofe dhe me nje lojtar më pak kundër PSG, është e vështirë të përballohet. Prisja më shumë nga Lewandowski, sepse ka eksperiencën.

Kanë mundësi që në të ardhmen të bëjnë një skuadër që t’i rikthehet pak nivelit të së shkuarës. Kjo Barcelonë është më e brishtë duke qenë me një lojtar më pak. Mendimi im është që Araujo në ato çaste nuk kishte nevojë t’i afrohej kundërshtarit”, tha ai.

Më tej Tafaj komentoi edhe fitoren e Borussia Dortmund ndaj Atletico Madrid. Ai tha se ishte një ndeshje që dhuroi emocione, sidomos edhe për shkak të tifozerisë të gjermanëve.

Ndërkohë sot luhen dy çerekfinalet e tjera, mes Manchester City dhe Real Madrid dhe Bayern Munich-Arsenal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndeshja e madhe është City-Real Madrid. Ndeshaj e parë ishte nga ndeshjet e cilësisë më të lartë që është luajtur ndonjëherë. Del Piero tha se kjo ishte ndeshja më e bukur që ka parë në karrierë. Real Madrid nuk ka fituar kurrë ndaj Manchester City në Angli”, tha gazetari. /vizionplus.tv