“Maestro dhe vëllai i vogël”, Asllani dhe Calhanoglu kimi të jashtëzakonshme, Inzaghi i beson sërish yllit kuqezi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Maestro dhe vëllai i vogël”, Asllani dhe Calhanoglu kimi të jashtëzakonshme, Inzaghi i beson sërish yllit kuqezi

Kristjan Asllani shënoi golin e parë me Interin në ndeshjen ndaj Genoa-s. megjithatë ai nuk harroi mentorin e tij, Hakan Calanoglu, të cilin edhe një herë e falënderoi publikisht për ndihmën që i ka dhënë që nga momenti i parë kur zbarkoi në “Appiano Gentile”.

Mes dy lojtarëve ka një “kimi” të jashtëzakonshëm, të dy lojtarët kanë krijuar një lidhje shumë të fortë. Hakan është një maestro për Asllanin, ndërsa mesfushori kuqezi një vëlla i vogël.

Kështu e ka nisur La Gazzetta dello Sport artikullin kushtuar kësaj dysheje. Asllani po rritet gjithnjë e më shumë, ndaj Geona-s ishte ndeshja e tretë radhazi që zbriti si titullar në Serie A, por Simone Inzaghi pritet t’i besoj sërish, këtë herë kundër Bologna-s. Sipas mediave italiane, pavarësisht se Calhanoglu është rikuperuar, Inzaghi pritet t’i besoj sërish Asllanit, kjo dhe për faktin që kërkon ta ketë turkun në kushte optimale për ndeshjen e kthimin kundër Atletico Madrid në Champions League.

Gjasat janë që Calhanoglu pritet të aktivizohet vetëm disa minuta në varësi se si do të shkoj ndeshja me Bologna-n. Nëse Inter po shkëlqen këtë sezon, edhe Asllani ka një pjesë të meritës, më në fund Calhanoglu ka pushuar i qetë, ndërsa ylli kuqezi ka udhëhequr me personalitet dhe klas mesfushën zikaltër.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy