Trajneri i Kombëtares Shqiptare Sylvinho Mendes dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva në dhjetor të vitit të kaluar morën nënshtetësinë shqiptare gjatë një ceremonie në festat e fundvitit, ku të pranishëm ishin presidenti i republikës Bajram Begaj dhe kryeminsitri Edi Rama.

Ndëkrohë gjatë ditë ssë sotme Sylvinho dhe dy ndihmësit e tij kanë aplikuar për tu pajisur me pasaportën shqiptare në qytetin e Lushnjes.

Qytetit të “Kongresit” tashmë do t’i shtohet edhe një banor VIP, i cili në adresën e tij të re do të jetë banor i lagjes “Çlirimi”.

Të pranishëm gjatë aplikimit të Sylvinhos për pasaportën shqiptare kanë qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla si dhe kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";