Luiza Gega përgatit Olimpiadën: Dëmtimi e virozat më prishën planet, por dua vendin e pestë në Paris

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luiza Gega përgatit Olimpiadën: Dëmtimi e virozat më prishën planet, por dua vendin e pestë në Paris

Luiza Gega, ndër sportistet tona më të mira të dedakadës së fundit, po përgatitet aktualisht në juglindje për olimpiadën e Parisit që nis pas dy javësh.

Programin stërvitor bashkë me trajnerin e saj Taulant Stërmasi e ndan mes Dardhës ku temperaturat janë disa gradë më poshtë në raport me kryeqytetin, ndërsa në disa raste zgjidhet edhe pista atletike e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.

Gega thotë se muajt e fundit gjërat nuk kanë shkuar si duhet, mirëpo në Paris shkon me besim të madh.

“Do doja shumë të ishte viti më i mirë i karrierës sime. Po mundohem fort. Jemi një muaj larg. Është e vështirë. Do doja të më kishin shkuar gjërat pak më mirë. Kam kaluar ca viroza dhe një dëmtim në kavilje, por besoj se po e rimarr veten. Deri tani stërvitja po shkon mirë dhe kam besim të arrij të futem në finale dhe pastaj do jap maksimumin tim si në çdo garë që bëj”, thotë Luiza Gega.

Advertisement

Sportistja jonë e njohur tregon shqetësimin më të madh para Olimpiadës.

Pavarësisht se ndjen pak presionin e ambientit shqiptar, Luiza Gega thotë se objektivi i madh është renditja mes 5 ose 6 më të mirëve.

“Jam ndjerë pak në presion kohët e fundit. Është sport lodhës. Raskapitës.  Prandaj sporti ka emocione, sepse jo çdo gjë shkon sipas pritshmërive. Kam vërtet shumë besim që do të shkojë shumë mirë. E kam provuar finale, top gjashtë top 5”, thotë Gega.

Shqipëria do të përfaqësohet në Paris me 7 sportiste, nga të cilët përveç Luiza Gega janë edhe Franko Burraj në atletike, tre mundës rus të natyralizuar si shqiptarë, Abakarov, Duadevb dhe Valies, dy notare Kaltra Meca dhe Grisi Koxhaku si dhe Manjola Konini në qitje./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy